7 raste të reja dhe 1 viktimë, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

7 raste të reja dhe 1 viktimë, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

13:23, 04/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 113 teste, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 1 raste është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518.

Gjithsej 47 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë në Shkup, 9 në Kumanovë, 8 në Prilep, 13 në Tetovë, një në Ohër, 5 në Gostivar, një në Kriva Pallankë dhe një në Koçani. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992.

Brenda 24 orëve të fundit një rast tjetër me Covid-19 në vendin tonë ka përfunduar me fatalitet, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 85.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco