4 viktima në 24 orë/ Maqedonia e Veriut konfirmon 81 vdekje nga COVID-19

4 viktima në 24 orë/ Maqedonia e Veriut konfirmon 81 vdekje nga COVID-19

16:33, 01/05/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 4 vdekje dhe 29 të infektuar me COVID-19.

Deri tani, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 81.

Statistikat e fundit, tregojnë se numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive, ku gjithsej 69 pacient kanë lënë spitalet brenda 24 orëve.

Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 shkon në 807.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco