Nis shtetrrethimi në Maqedoni që në orën 14:00: Jo pikniqe për 1 Maj

Nis shtetrrethimi në Maqedoni që në orën 14:00: Jo pikniqe për 1 Maj

14:05, 01/05/2020
A+ Aa A-

Duke filluar prej sot, ora policore në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në ora 14:00, ndërkaq përfundon ditën e nesërme, në ora 05:00. Ora policore në këtë kohëzgjatje do të zbatohet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel (2 dhe 3 maj).

Ky lloj i orës policore hyri në fuqi, për shkak të festës së punëtorëve “1 Majit”, e cila nga qytetarët shënohet kryesisht me piknik në natyrë, njoftoi agjencia INA. Autoritetet kanë apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat, do të thotë të përdorin pajisje mbrojtëse për të mbuluar gojën dhe hundën dhe të mbajnë distancë prej 2 metrave. Gjithashtu nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dy personave në një hapësirë.

Kujtojmë se Komisioni për sëmundje ngjitëse kishte propozuar izolim të tërësishëm gjatë këtyre ditëve, orë policore që do të fillonte të enjten në mbrëmje dhe do të mbaronte të hënën në mëngjes. Por, ky propozim u ndryshua në Qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco