Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Ministri maqedonas i Shëndetësisë: Koronavirusi mund të ketë i pranishëm që në janar

Ministri maqedonas i Shëndetësisë: Koronavirusi mund të ketë i pranishëm që në janar

20:47, 10/04/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme u shpreh ndër të tjera se, nuk përjashtohet mundësia që virusi Covid-19, të ketë qenë i pranishëm në vend që prej muajit janar të këtij viti.

Ai këtë e tha pas dy rasteve të vdekjeve të cilat u zbuluan në një shtëpi në Veles, të cilët kishin ndërruar jetë që nga janari, ndërsa në testimet për coronavirus këto ditë, rezultuan pozitiv.

“Nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe më herët, sidomos duke pasur parasysh numrin e vdekjeve nga gripi sezonal këtë vit, si dhe publikimet se ka bartës pa simptomatik të virusit Covid-19”, tha Filipçe.

Ndryshe, dy personat që u gjetën të vdekur para katër ditëve në një apartament në Veles, sipas autopsisë kanë ndërruar jetë më 6 janar, ndërsa njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco