Greqi, 89 të vdekur nga Covid-19

Greqi, 89 të vdekur nga Covid-19

11:26, 10/04/2020
A+ Aa A-

Shkon në 89 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi.Viktima e fundit është një grua 67-vjeçare, ndërsa mbrëmjen e të enjtes humbën jetën një burrë 79-vjeç dhe një grua 86-vjeçare.

Në total numri i të infektuare nga COVID 19 ka shkuar në 1.955.

30% e tyre janë midis 18-39 vjeç, 35% e tyre midis 40 dhe 59 vjeç dhe 21% janë 65 vjeç dhe më të vjetër.

Mosha mesatare e të vdekurve është 73 vjeç, dhe mbi 86% e tyre kishin një sëmundje themelore ose ishin të moshuar, domethënë mbi moshën mbi 70 vjeç.

Deri më tani, në Greqi janë kryer 33.664 teste laboratorike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco