Koronavirusi/ Vetëizolohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev

Koronavirusi/ Vetëizolohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev

10:42, 10/04/2020
A+ Aa A-

Lideri i LSDM në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe kreu i partisë opozitare në vend VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski janë vetë-izoluar pasi kanë mësuar se kanë pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp. Ai njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar, i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Si ish kryeministri Zaev ashtu edhe Mickoski janë testuar menjëherë. Përgjigja për kreun e opozitës ka qenë negative, ndërsa rezultati për Zaevin pritet të jetë gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht rezultateve, në bazë të rregullave të dy do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

Venko Filipçe deklaroi:

“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave që i mori ministria e shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili gazetar javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar. Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 dita nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco