Djali i Vuçiç shtrohet në spital, pozitiv me COVID-19

Djali i Vuçiç shtrohet në spital, pozitiv me COVID-19

21:56, 08/04/2020
A+ Aa A-

Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti serb me një postim në Instagram.

Ai shkruan se djali i tij i madh Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

'Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi.

Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!', shkruan Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco