8 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 249 numri i të prekurve nga koronavirusi në Malin e Zi

8 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 249 numri i të prekurve nga koronavirusi në Malin e Zi

19:21, 08/04/2020
A+ Aa A-

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Mal të Zi tha të mërkurën se janë konfirmuar gjatë ditës 8 raste të reja me koronavirus.  

Në njoftimin e rregulltë të Institutit thuhet se gjatë 24 orëve janë analizuar 200 kampione dhe rastet e fundit e çuan në 249 numrin e të prekurve nga koronavirusi dhe në 2 numrin e personave që kanë humbur jetën nga pasojat e tij, raporton VOA.  

Autoritetet shëndetësore thanë se numri i vogël i të infektuarve shprehin optimizëm për parandalimin e mundshëm të koronavirusit.  

“Këto janë shenja optimiste dhe nëse vazhdohet me këtë trend mendojmë të rihapim repartet klinike për sëmundjet e rënda dhe për ndërhyrje kirurgjikale”, tha Dr Nemanja Radojeviç.  

Qyteti më i prekur është kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica me 123 të infektuar i pasuar nga Komuna e Tuzit në Malësi me 36 të infektuar.  

Mbrëmjen e 24 marsit territori i Tuzit në Malësi, me shumicë shqiptare u izolua pasi Trupi Kombëtar i Koordinimit të luftës kundër sëmundjeve infektive vendosi që banorët e zonës të vetizolohen për shkak se brenda një dite u konfirmuan 15 raste të infektuara.  

Autoritetet vendore të mbështetur nga institucionet qendrore ndërmorën masat e duhura duke parandaluar përhapjen e infektimit me koronavirus. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco