Qytetarët që thyejnë karantinën, Turqia do i gjurmojë përmes telefonave celularë

Qytetarët që thyejnë karantinën, Turqia do i gjurmojë përmes telefonave celularë

18:56, 08/04/2020
A+ Aa A-

Personat që janë konfirmuar si të prekur nga COVID-19, Turqia do ti monitorojë nëpërmjet telefonave celularë.  

Qeveria turke tha se një masë e tillë do të ndërmerret me qëllim që të sigurohet se këta persona nuk do të dalin nga karantina.  

Kjo njëherit është edhe masa më e re e ndërmarrë nga autoritetet të mërkurën në një përpjekje për të frenuar shpërthimin e pandemisë që ka shënuar rritje gjatë muajit të fundit.  

Turqia do të fillojë të gjurmojë qytetarët, t’u dërgojë atyre mesazhe dhe t’i thërrat ata çdo herë që largohen nga shtëpitë e tyre, tha Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.  

Atyte do t’ju kërkohet të kthehen në shtëpi dhe policia do t’i ndëshkojë ata që vazhdojnë të shkelin rregullat e karantinës, kanë njoftuar nga presidenca, duke shtuar se ligji turk lejon përpunimin e të dhënave personale pa pëlqimin e palëve për “qëllime të jashtëzakonshme”.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco