Ulet numri i të infektuarve në Greqi/ Raportohen 20 raste të reja në 24 orë

Ulet numri i të infektuarve në Greqi/ Raportohen 20 raste të reja në 24 orë

22:14, 06/04/2020

Greqia ka raportuar të hënën numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri nga 12 marsi, duke dhënë shenja për ulje të intensitetit të sëmundjes në këtë shtet.  

Ky shtet ka raportuar të hënën për 20 raste të reja të të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, duke e dërguar në 1,755 numrin e të infektuarve, raporton Rel.  

Sipas autoriteteve, deri më tani në Greqi kanë vdekur 79 persona nga kjo sëmundje.  

Greqia ka marrë masa për ashpërsim të lëvizjes dhe ka ndaluar hyrjet nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet e bllokut si Gjermania, Italia dhe Spanja.  

Këto masa kanë goditur rëndë ekonominë e këtij shteti, që së fundmi varet nga turizmi si pasojë krizës së thellë me borxhe në dekadën e fundit.  

“Mendoj se është e qartë për ne, që në ditët e fundit ka pasur ulje të numrit dhe ne presim zvogëlim ende, që nënkupton se masat janë duke dhënë rezultate”, ka thënë profesori Sotiris Tsiodras, njëherësh këshilltar qeveritar për koronavirusin.  

Autoritetet kanë zgjatur masat e izolimit deri më 27 prill, që nënkupton se ato do të zbatohen edhe përgjatë Festës së Pashkëve, festës më të rëndësishme fetare në kalendarin ortodoks. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco