Shkon në 76 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, 1,735 të infektuar

Shkon në 76 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi, 1,735 të infektuar

10:52, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shkon në 76 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Vetëm 24 orët e fundit  u regjistruan 8 vdekje të reja. Nga këta 21 ishin gra.

Tre personat e fundit që humbën jetën ishin një 82-vjeçar që ishte shtruar në spital në Patras, një 72-vjeçar në Alexandroupolis dhe një 78-vjeçar në Selanik.

Personat që ndërruan jetë kryesisht kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Janë testuar gjithsej 2.5453 mostra klinike.

Njoftimin e dha profesori i sëmundjeve infektive, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Gjithashu janë konfirmuar edhe 62 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarvenë 1,735 nga të cilët 54,9% janë meshkuj.

Nga këto, 352 raste (20.3%) konsiderohen të lidhura me udhëtimin nga jashtë dhe 617 (35.6%) kanë të bëjnë me një çështje tashmë të njohur.

Tsiodras deklaroi se 93 pacientë po trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 21 (22.6%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

68.8% e pacientëve kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë mbi 70 vjeç.

Janë testuar gjithsej 2.5453 mostra klinike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco