Shkon në 73 numri i viktimave në Greqi/ Ja mosha mesatare e të prekurve

Shkon në 73 numri i viktimave në Greqi/ Ja mosha mesatare e të prekurve

17:37, 05/04/2020
A+ Aa A-

62 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar së fundmi në Greqi, ndërsa sipas asaj që raporton zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 73

Sipas tij, umri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 1735, nga të cilat 54.9% janë burra.

Nga këto, 352 (20.3%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 617 (35.6%) kanë të bëjnë me një rast të njohur tashmë.

93 nga qytetarët grekë po trajtohen të intubuar, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 21 (22.6%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

68.8% kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70 vjeç.

Nga 73 vdekje, 21 kane qenë gra (28.8%) dhe pjesa tjetër burra.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën ka qenë 74 vjeç

Deri në këto momente Greqia ka kryer 25,453 testime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco