72 raste të reja/ Maqedoni e Veriut: Arrin në 555 numri i të infektuarve me COVID-19

72 raste të reja/ Maqedoni e Veriut: Arrin në 555 numri i të infektuarve me COVID-19

14:57, 05/04/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavarisus që nga paraqitja e COVID-19. 72 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Kumanova dhe një tjetër i moshës 63 vjeç nga Llabunishta e Strugës.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, tani numri i të infektuarve ka arritur në 555 ndërsa i të vdekurve në 18, thuajse të gjithë të moshës mbi 60 vjeç që kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera kronike.

Gjendja më e rëndë paraqitet në Shkup me 235 të infektuar dhe Kumanova me 114 e cila që nga e premtja është në izolim prej 56 orësh, apo deri të hënën në orën 05.00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco