13 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Rritet edhe numri i të infektuarve

13 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Rritet edhe numri i të infektuarve

16:32, 03/04/2020
A+ Aa A-

46 raste të reja me Koronavirus raportohen gjatë 24 orëshit të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere. 

Ndërkohë ka shkuar në 13 numri i viktimave, përfshirë këtu edhe dy raste të reja, siç njofton Ministria e Shëndetësisë në Shkup.

Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial. Ndërsa viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës.

Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë lëshuar në shtëpi. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime, shkruan Alsat M.

Ndarja e të prekurve sipas qyteteve:

1.Shkup – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco