COVID- 19/ Dy vdekje të reja nga koronavirusi në Serbi

COVID- 19/ Dy vdekje të reja nga koronavirusi në Serbi

11:14, 03/04/2020
A+ Aa A-

Serbia ka shënuar dy vdekje të reja nga koronavirusi.

Dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Serbi.

Informacioni është bërë i ditur për “Novosti” nga Branislav Nedimoviq, anëtar i Shtabit të Krizës në luftë kundër përhapjes së virusit, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve.

Një burre 65 vjeç i cili jetonte në Satrincë, të dielën e kaluar ishte shtruar në një klinikë në Novi Sad pas infektimit me koronavirus, por fatkeqësisht ka humbur jetën përkundër përpjekjeve të mëdha të stafit mjekësor.

“Ai kishte temperaturë të lartë e cila nuk i kishte zbritur as pas disa ditësh, i është bërë testi dhe doli pozitiv për COVID-19”, deklaroi Nedimoviq.

Edhe disa familje që kanë qenë në kontakt me të janë konfirmuar se janë infektuar nga virusi dhe gjenden në izolim shtëpiak.

Viktima tjerët vjen nga qarku i Pirotit duke u bërë rasti i parë nga ky rajon ku është shënuar një viktimë nga koronavirusi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco