Shkelja antikushtetuese/ Shteti shqiptar kthen mbrapsht shtetasit e tij

Shkelja antikushtetuese/ Shteti shqiptar kthen mbrapsht shtetasit e tij

10:13, 02/04/2020
A+ Aa A-

Pasi kanë pritur më shumë se 16 orë, një grup prej 40 shtetasish shqiptar që po prisnin në Kakavijë, kanë mundur të hyjnë në Shqipëri. Por janë lejuar të hyjnë në vend ata shtetas që ishin të moshuar, me probleme shëndetësore, gra shtatzëna dhe fëmijë.

Ndërsa burimet thonë se 10 shtetas janë kthyer mbrapsht. Burimet thonë se këta shtetas që janë kthyer mbrapsht e kanë kundërshtuar me forcë vendimin. Nëse kjo rezulton e vërtetë, do ishte një shkelje kushtetuese, pasi nuk mund të pengosh shtetasit që vijnë në shtetin amë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka garantuar se nuk do ketë penalizime për qytetarët që kalojnë 90 ditët e qëndrimit në Greqi. Megjithatë ai ngatërron Shengenin me lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ka qytetarë shqiptarë që janë me leje qëndrimi në Greqi, të cilët nuk lejohen në shtetin e tyre.

Kjo situatë konfuze bëri që para dy ditësh, ambasada greke të bëjë një sqarim se nuk po pengon daljen e qytetarëve shqiptarë që duan të hyjnë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco