Konfirmohen 10 viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 10 viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

17:04, 01/04/2020
A+ Aa A-

Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga paraqitja e sëmundjes COVID-19 në këtë shtet.  

Ministri i Shëndetësisë tha se viktima, një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me kornavirusin e ri, raporton Rel.  

Të mërkurën janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.  

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.  

“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prill. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.  

Numri i personave të shëruar ka arritur në 17. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 46 raste të shkeljes masave të qeverisë për lëvizje gjatë kohës së orës policore.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco