Konfirmohet viktima e parë në qeverinë serbe/ Koronavirusi vret Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit

Konfirmohet viktima e parë në qeverinë serbe/ Koronavirusi vret Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit

16:59, 01/04/2020
A+ Aa A-

Një pjesëtar i Qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri. 

Branisllav Bllazhiq, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Ambientit. Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje, raporton Rel. 

Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiq ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. 

Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror. 

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. 

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani. 

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco