4 vdekje në 24 orë/ Konfirmohen 47 viktima dhe 1212 të infektuar në Greqi

4 vdekje në 24 orë/ Konfirmohen 47 viktima dhe 1212 të infektuar në Greqi

17:34, 31/03/2020

I shtruar në spitalin Agios Dimitrios në Selanik, burri 51-vjeçar nga Ptolemaida është viktima e 47 e koronavirusit në Greqi.  

Sipas mediave greke, pacienti kishte probleme shëndetësore të mëparshme dhe u dërgua në spitalin e Selanikut.  

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër persona. Më herët u ndanë nga jeta një 78-vjeçar i shtruar në spitalin e Sotiria, një grua 82-vjeçare, që humbi betejën me COVID-19, në Spitalin Evangelismos dhe një burrë 79-vjeçar që u shua në Spitalin Bodosakeio Ptolemais.  

Sipas informacionit paraprak, dy të moshuarit e parë kishin sëmundje të mëparshme.  

Numri i personave te infektuar ne shtetin fqinj llogaritet ne 1212. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras thote se 72 pacientë u shtruan në spital në intubim  dhe pesë kishin kaluar në kujdes intensiv.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco