43 viktima dhe 1212 të prekur/ Greqia frikë nga epidemitë: Nis vaksinimi i fëmijëve

43 viktima dhe 1212 të prekur/ Greqia frikë nga epidemitë: Nis vaksinimi i fëmijëve

20:58, 30/03/2020

Edhe Greqia është një prej vendeve që po përballet me një fluks gjithmonë e në rritje të të prekurve me COVID-19.

Nisur nga kjo situatë, që nuk dihet kur përfundin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras deklaroi se deri tani janë bërë mbi 15,000 teste në total, ndërsa sipas tij është e nevojshme vaksinimi i fëmijëve në këto kohë.

"Sa i përket vaksinimit te fëmijët në këtë periudhë kritike të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit me vendim unanim, thekson që ndalimi i vaksinimit edhe për një periudhë të shkurtër kohe mund të çojë në akumulimin e individëve të prekshëm dhe mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së epidemive të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinimi, duke rënduar më tepër sistemin shëndetësor”, theksoi eksperti i sëmundjeve infektive.

"Veçanërisht për vaksinat me përparësi si difteria, tetanozi, pertusis, polio, Haemophilus influenzae, pneumokoku, MMR dhe meningjiti, me një preferencë të administrimit të vaksinave multivalente për të ulur vizitat. Vaksinimet do të bëhen në zyrë në një kohë dhe ditë të caktuar në mënyrë që kontakti njerëzor të mbahet në minimum. Fëmija që do të vaksinohet duhet të shoqërohet nga një prind i vetëm. Ndërsa, për fëmijët mbi moshën dy vjeç, vaksinimi rregullisht është planifikuar të bëhet në fund të epidemisë aktuale. Janë dhënë udhëzime në lidhje me këtë temë", vijon ai.

Deri tani, Greqia numëron 43 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Po ashtu, 56 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1.212.

Të vdekurit janë 32 burra dhe 11 gra. Në të njëjtën kohë, 72 persona mbeten të intubuar. Mosha mesatare e viktimave është 65 vjeç dhe shumica kanë sëmundje kronike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco