Shënohet viktima e 7-të nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 285 të infektuar

Shënohet viktima e 7-të nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 285 të infektuar

15:50, 30/03/2020

Ka shkuar në 7 numri i vikitmave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në vend konfirmoi se viktima ishte një 79-vjeçar nga Dibra, i cili po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga koronavirusi 8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi, duke e çuar në 12 numrin e të shëruarve.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 285, pasi janë shënuar 26 raste të reja. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco