COVID-19 godet forcat e rendit në Maqedoni, 16 policë të infektuar 7 prej tyre rëndë

COVID-19 godet forcat e rendit në Maqedoni, 16 policë të infektuar 7 prej tyre rëndë

09:31, 30/03/2020

16 pjesëtarë të policisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitiv në koronavirus dhe janë në izolim. 7 prej tyre janë me rrezik të lartë, kurse 7 të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim.

Sipas burimeve të medias maqedonase Alsat, bëhet fjalë për zyrtarë policorë që vijnë nga stacioni policor Petrovec. Policët kanë pasur kontakt me persona të infektuar me koronavirus.

Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.

Deri tani zyrtarisht Maqedonia ka 256 raste të konfirmuara por duket se sot pritet një valë rastesh në shtetin fqinj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco