Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Turqia ndalon eksportin e respiratorëve, kompanitë duhet të marin leje nga shteti

Turqia ndalon eksportin e respiratorëve, kompanitë duhet të marin leje nga shteti

17:19, 26/03/2020
A+ Aa A-

Turqia, nxori një dekret përmes të cilit u kërkon kompanive që të marrin leje nga shtetit nëse dëshirojnë të eksportojnë respiratorë mjekësorë dhe pajisje tjera.  

Qëllimi i kësaj mase është plotësimi i kërkesës në tregun e brendshëm, derisa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet, raporton Rel.  

Në Turqi, 59 njerëz vdiqën gjatë dy javëve të fundit dhe 2.433 u infektuan me koronavirusin e ri.  

Dekreti thotë se kompanitë do të kenë nevojë për leje të veçantë për të eksportuar respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore.  

Ankaraja më parë ka njoftuar se do të ndalojë eksportimin e maskave mbrojtëse.  

Turqia ka ndërmarrë një numër masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarë të moshuar, mbylljen e shkollave, restoraneve dhe bareve, si ka ka ndaluar lutjet masive dhe ndeshjet sportive.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco