Rritet numri/ Greqi konfirmon 22 vdekje dhe 821 persona të infektuar nga koronavirusi

Rritet numri/ Greqi konfirmon 22 vdekje dhe 821 persona të infektuar nga koronavirusi

22:45, 25/03/2020
A+ Aa A-

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, ka shkuar në 22 numri i viktimave në Greqi për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19.  

Gjithashtu janë regjistruar 78 raste të reja, të konfirmuara në Greqi, duke e çuar totalin në 821, ndërsa 134 janë shtruar në spital, përfshirë 53 intubim.  

Viktima e 22 ishte nje person qe ndërroi jetë në spitalin e Xanthit ditën e sotme, ndërsa ishte diagnostifikuar me koronavirus që prej së mërkurës.  

“Spitali i Përgjithshëm Xanthi shpreh keqardhje që një person rezultoi pozitiv me Covid-19 në zonën e Komunës së Mykis. Ai sot ndërroi jetë. Administrata dhe stafi ynë i spitalit shprehin ngushëllimet tona për të afërmit e tij”, tha në deklaratë Spitali i Përgjithshëm Xanthi.  

Në Xanthi janë regjistruar gjithsej 8 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4 në qytet, 3 në zonën malore dhe 1 në Diomedia.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco