Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Infektohen 2 ushtrarak maqedonas, rezultuan pozitiv me kronavirus

Infektohen 2 ushtrarak maqedonas, rezultuan pozitiv me kronavirus

16:47, 25/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriu njoftoi se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus (Covid-19) edhe pse që të dy nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.  

“Të dy pjesëtarët e Armatës, një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit. Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.  

Pasi janë vërtetuar rastet në fjalë, Ministria e Mbrojtjes theksoi se janë marrë të gjitha masat menjëherë pasi janë vërtetuar rastet në fjalë.  

“Restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike. Restoranti do të mbyllej për 24 orët e ardhshme. Të gjithë që supozohen që kanë pasur kontakt me kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetizolim”, shtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.  

Të dy pjesëtarët e ushtrisë të cilët kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit kanë qenë në vetizolim pasi anëtarët e familjeve të tyre kanë dyshuar në simptomat e Covid 19.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco