Lufta me koronavirusin/ Maqedonia ngre 14 pika testimi në gjithë vendin

Lufta me koronavirusin/ Maqedonia ngre 14 pika testimi në gjithë vendin

11:25, 25/03/2020
A+ Aa A-

Për të mbajtur nën kontroll epideminë e shkaktuar nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut ka ngritur 14 pika testimi në të gjithë vendin. Gjithsesi, në këto pika nuk do mund të bëjnë testin për koronavirusin të gjithë sipas dëshirës. Për këtë do të vendosë mjeku i familjes.

Sipas skemës së hartuar, fillimisht ata që dyshojnë se janë të infektuar duhet të telefonojnë mjekun e familjes, i cili më pas vendos nëse duhet ta kryejë testin apo jo.

Ministri i Shëndetësisë në vend Venko Filipçe është shprehur:

“U bëj thirrje edhe një herë pacientëve të mos paraqiten në një nga pikat e testimit por të marrin në telefon mjekun amë, më pas ai do të vendoi në bazë të simptomave që jeni dhe do t’ju informojë më pas për të gjithë procedurën që do të kryeni.’’

Deri më tani, shteti fqinj numëron 148 raste të konfirmuara me koronavirus dhe dy viktima. Kujtojmë këtu se prej kohësh tashmë OBSH u ka bërë thirrje shtetve të prekura nga koronavirusi që të bëjnë sa më shumë testime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco