Koronavirusi/ Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni tregon për medikamentet që po përdoren tek të sëmurët

Koronavirusi/ Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni tregon për medikamentet që po përdoren tek të sëmurët

10:10, 25/03/2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët me anë të një deklarate për shtyp lidhur me protokollin që po ndiqet për të kuruar të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce gjatë konferencës për shtyp tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët e sëmurë me koronavirus të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.

Qeveria gjithashtu ka njoftuar heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për qëllime mjekësore.

“Nga detyrimet doganore do të përjashtohen dezinfektuesit, maskat ??mbrojtëse dhe doreza, syzet dhe pajisjet e tjera mbrojtëse”, tha drejtori i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco