Tuzi në Mal të Zi futet në karantinë, 15 persona me COVID 19

Tuzi në Mal të Zi futet në karantinë, 15 persona me COVID 19

08:52, 25/03/2020
A+ Aa A-

Tuzi në Mal të Zi është futur i gjithi në  karantinë totale  pasi 15 persona rezultojne pozitiv me koronavirus.

Këshilli Kordinues për sëmundjet infektive në qeverinë e Malit te Zi ka marrë vendim për karantinë totale te rajonit të Malesise dhe Komunës së Tuzit në Mal të Zi ku 80% e banorëve janë shqiptarë.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u bëri thirrje banorëve të Tuzit që “me BESË të mbyllën të gjithë në shtëpitë e tyre në vetëizolim”.

“Sapo kemi përfunduar seancë urgjente në Qeverinë e Malit të Zi me ftesë të Nënkryetarit dhe kryetarit të PKT Milutin Simoviq, dhe pas analizave dhe asaj që kemi marrë nga ekspertët që merren me virusin në baza ditore, mund t’ju them direkt në sy dhe sinqerisht se në këto momente fillon beteja për të ruajtur komunën tonë, për të ruajtur Malësinë, por edhe për të ruajtur qytetarët e tjerë të Malit të Zi ”, tha Gjeloshaj.

“Mundemi disa ditë, mundemi disa javë, të gjithë ne në shtëpitë tona për të ruajtur popullsinë, të rinjtë dhe të moshuarit, të dalim së bashku si fitues të kësaj lufte”, tha kryetari i Komunës Tuzi, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se për çdo ndihmë që të kenë nevojë qytetarët të lajmerohen në telefonin e komunës dhe organet kompetente të komunës doti siellin te shtëpija.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco