Greqia raporton 20 të vdekur, 3 në 24 orë/ Numri i të prekurve shkon në 743

Greqia raporton 20 të vdekur, 3 në 24 orë/ Numri i të prekurve shkon në 743

17:59, 24/03/2020
A+ Aa A-

Mediat e huaja raportojnë se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 persona të vdekur nga koronavirusi në Greqi, ku mosha mesatare e viktimave është rreth 75 vjeç.  

Listës së viktimave iu bashkua dhe rasti i një 40-vjeçareje nga Kosturi, e cila kishte humbur jetën pak ditë më parë në shtëpi, ndërkohë që sot u vërtetua se vdekja u shkaktua nga COVID-19.  

Aktualisht në terapi intensive qëndrojnë 45 persona, shumica meshkuj, me sëmundje kronike.  

Ndërkohë, vetëm ditën e sotme janë raportuar 48 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra në total ka shkuar në 743.  

Sipas përllogaritjeve mendohet që gjithsej numri i të prekurve të ketë shkuar në 10.000 gjithsej.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco