Toka dridhet vazhdimisht, kjo FOTO po thyen rrjetet sociale

Toka dridhet vazhdimisht, kjo FOTO po thyen rrjetet sociale

10:42, 22/03/2020
A+ Aa A-

E tmerrshme ajo që po përjeton kryeqyteti kroat, Zagrebi.

Prej tre orësh, toka vazhdon të dridhet. Një tërmet i madh u regjistrua para orës 7, me fuqi 5.4.

Dëme të shumta janë regjistruar në kryeqytet. Katedralja ikonike është dëmtuar, kurse një adoleshente është në gjendje të rëndë për jetën.

Tërmeti ka dëmtuar maternitetin kryesor të kryeqytetit. Shumë nëna të reja kanë dalë me bebet e tyre në rrugë në këtë kohë të ftohtë. Kjo foto po thyen rrjetet sociale.

Për shkak të frikës nga lëkundjet e tjera, njerëzit po qëndrojnë jashtë. Ka pasur raportime edhe për reshje të pakëta dëbore.

Kjo goditje vjen në kohën kur Kroacia po përjeton edhe pandeminë e koronavirusit.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë jashtë, por të ruajnë distancën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi22/03/2020 17:02

O ZOT !

Shto koment

Denonco