21 viktima dhe 947 raste me koronavirus/ Turqia ndalon fluturimet me 46 vende të tjera

21 viktima dhe 947 raste me koronavirus/ Turqia ndalon fluturimet me 46 vende të tjera

22:34, 21/03/2020
A+ Aa A-

Nga informacionet e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, koronavirusi ka vrarë 21 persona në vend, ndërsa janë konfirmuar tashmë 947 të prekur.  

Si masa kundër përhapjes së koronavirusit, Turqia ka ndaluar fluturimet nga vendet e prekura më tepër.  

Turqia, të shtunën pezulloi fluturimet me 46 vende të tjera, si dhe ndaloi piknikët, pas dyfishimit të rasteve në vend.  

Fluturimet janë pezulluar me: Mauritanian, Algjerinë, Sudanin, Angolën, Filipinet, Moldavinë, Malin e Zi, Bangladeshin, Ukrainën, Tunizinë, Poloninë, Portugalinë, Omanin, Uzbekistanin, Maqedoninë Veriore, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Mongolinë, Kamerunin, Tajvanin, Kanadanë, Slloveninë, Kolumbinë, Sri Lankën, Çekinë, Marokun, Xhibutin, Republikën Dominikane, Nepalin, Perunë, Ekuadorin, Panamanë, Guinean Ekuatoriale, Finlandën, Nigerinë, Guatemalën, Hungarinë, Indinë, Bregun e Fildishtë, Jordaninë, Kazakistanin, Kenian, Kosovën, Kuvajtin, Letoninë dhe Libanin.  

Ankaraja kishte ndaluar fluturimet me 22 vende, kishte mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, si dhe kishte ndaluar lutjet masive dhe ka shtyrë ngjarjet sportive. 

Të shtunën, qeveria shtoi masat e ndalimit të cilat përfshinë piknikët, berberët dhe sallonet e bukurisë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco