Statistikat e Greqisë zbulojnë treguesit tronditës: Koronavirusi nuk prek kryesisht të moshuarit

Statistikat e Greqisë zbulojnë treguesit tronditës: Koronavirusi nuk prek kryesisht të moshuarit

10:18, 21/03/2020
A+ Aa A-

Të dhënat statistikore nga Greqia duket se po përmbysin studimet e deritanishme për të prekurit nga koronavirusi, sipas të cilave preken kryesisht të moshuarit.

Greqia shënoi deri dje 495 raste me koronavirus, ku gjysma e tyre janë të moshes nga 40 deri në 64 vjeç, kurse 20 për qind i përkasin moshës nga 18 deri në 39 vjeç.

Ndërkohë, 53.5 për qind janë meshkuj dhe 46.5 për qind janë femra.

Greqia numëron 10 të vdekur deri më tani, ndërsa raportohet se 40 prej të prekurve janë të huaj. Dyshohet se mes tyre ka edhe shqiptarë. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco