Shënohet viktima e parë me koronavirus në Serbi

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Serbi

19:14, 20/03/2020
A+ Aa A-
Eshtë shënuar viktima e parë e koronavirusit në Serbi.
Një burrë 59 vjeçar, mësohet se ka humbur jetë në Qendrën Klinike të Vojvodinës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq.
"Ai e ka marrë virusin nga një person, djali i të cilit ka qenë në Milano”, tha Bernabiq, duke i shprehur ngushëllimet në emër të qeverisë dhe shtetit të Serbisë familjes së viktimës.
Bërnabiq po ashtu bëri të ditur se në Serbi janë regjistruar edhe 32 rastet të reja të të infektuarve, duke çuar në 135 numrin total.
Sipas saj, në izolim shtëpiak janë 64 persona ndërsa 8 janë duke u trajtuar me ndihmën e respiratorëve.
“Ekipet tona mjekësore po luftojnë për jetën e atyre tetë pacientëve”, ka thënë Bërnabiq./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco