Një hap afër anëtarësimit zyrtar në NATO/ Presidenti maqedonas firmos dokumentin

Një hap afër anëtarësimit zyrtar në NATO/ Presidenti maqedonas firmos dokumentin

19:06, 20/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nënshkroi instrumentin për pranimin e këtij shteti në NATO, i cili njëherësh përbën hapin e fundit për anëtarësim në Aleancën veriatlantike.  

Me këtë dokument, presidenti maqedonas deklaron se Republika e Maqedonisë së Veriut po aderon në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe është e angazhuar të zbatojë të gjitha dispozitat e përfshira në këtë marrëveshje, raporton Rel.  

"Ky është akti i fundit politik me të cilin vendi ynë i bashkohet zyrtarisht NATO-s. Vlen të investohet sepse ne u sigurojmë brezave tanë të ardhshëm stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh ", ka deklaruar presidenti Pendarovski para qytetarëve, pas nënshkrimit të dokumentit.  

Veprimi i Pendarovskit pason ftesën për anëtarësim që kishte nisur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.  

Më parë instrumenti i ratifikimit është firmosur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.  

Këtij akti i ka paraprirë ratifikimi i protokollit nga vendi i fundit, Spanja, parlamenti i të cilit në mënyrë elektronike miratoi protokollin pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco