Koronavirusi/ Bankat greke: Pezullim tremujor i kësteve, 800 euro për të prekurit nga kriza

Koronavirusi/ Bankat greke: Pezullim tremujor i kësteve, 800 euro për të prekurit nga kriza

19:52, 19/03/2020
A+ Aa A-

Siç raportohet në njoftimin e sotëm, Bankat Greke, anëtare të Shoqatës së Bankave Hellenic, do vazhdojnë të punojnë me qeverinë dhe Autoritetet Mbikëqyrëse dhe të marrin masa të mëtejshme për të mbështetur ekonominë greke dhe për të zbutur ndikimin e krizës shëndetësore në bizneset dhe individët.  

Pas bashkëpunimit të ngushtë dhe takimit me ministrat përkatës të financave, Christos Staikouras dhe Adonis Georgiades vendosën të mbështesin, përveç bizneseve, edhe personat fizikë për të cilët dëshmohet se preken nga kriza me pagesat e kësteve të kredive të tyre të azhurnuara, raporton Kathimerini.  

Përparësi do t'u jepen personave fizikë (punëtorë, pavarës pune dhe pronarë të vetëm) që janë prekur direkt si rezultat i pezullimit të operacioneve në fjalë në kontekstin e masave të marra tashmë nga Qeveria, dhe do të marrin një ndihmë prej 800 euro.  

Për këtë kategori të veçantë të të prekurve direkt, bankat, pasi të kontaktojnë huamarrësin, do të pezullojnë këstet për një periudhë prej tre muajsh.  

Për më tepër, bankat po rregullojnë qasjen e tyre ndaj huamarrësve në kushte ekstreme dhe të ndjeshme.  

Ata theksojnë, se grupet e qytetarëve (individë dhe biznese), të pa prekur nga kriza, duhet të vazhdojnë t'i paguajnë detyrimeve e tyre të kredisë normalisht.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco