46 raste të reja me koronavirus në Greqi/ Konfirmohen 6 vdekje dhe 464 të infektuar

46 raste të reja me koronavirus në Greqi/ Konfirmohen 6 vdekje dhe 464 të infektuar

18:08, 19/03/2020
A+ Aa A-

Dyzet e gjashtë janë rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në Greqi duke e rritur në 464 numrin total të infektuarve, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sëmundjeve Infektive Profesori Sotiris Tsiodras.  

Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, raporton Kathimerini.  

Sipas Tsiodras, mosha mesatare e pacientëve është 68 vjet, ndërsa mesatarja e atyre që janë në kujdes serioz është 69 vjet. Shumica e rasteve mbesin në Athinë.  

Vdekshmëria në popullatën e përgjithshme është nën 1%.  

Më herët sot, vdekja e gjashtë u regjistrua në vend, pasi një 70-vjeçar vdiq në Kastoria.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco