Shtatë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shkon në 42 numri i të prekurve

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shkon në 42 numri i të prekurve

08:24, 19/03/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe 7 raste të reja me koronavirus duke e cuar numrin total në 42.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje të stabilizuar, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.

Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco