Zbulohet në internet identiteti i pacienteve malazeze me koronavirus

Zbulohet në internet identiteti i pacienteve malazeze me koronavirus

11:36, 18/03/2020
A+ Aa A-

Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19 në Mal të Zi, identiteti i pacienteve të infektuara u zbulua nëpër postime në rrjetet sociale, duke shkaktuar një gjuhë urrejtjeje ndaj tyre.

Pasi kryeministri malazez Dusko Markoviç njoftoi të martën në mbrëmje se vendi tashmë kishte dy rastet e para të infektuara koronavirusit, identitetet e pacientëve u publikuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Fotografi të njërës prej pacienteve dhe familjes së saj u postuan gjithashtu në internet.

Etnitë dhe besimet fetare të pacienteve më pas u vunë në shënjestër të komenteve me gjuhë urrejtjeje nga disa njerëz në rrjetet sociale.

Shoqata Malazeze kundër SIDA-s, CAZAS, tha që çdo pacient ka të drejtën e privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor.

“Nëse ndani fotografi të personave të infektuar nëpër rrjete sociale dhe përhapni informacione për shëndetin e tyre, po shkelni drejtpërdrejt privatësinë e tyre dhe të drejtat e pacientit. Kjo mund të ketë pasoja juridike”, tha CAZAS në një njoftim për shtyp.

Kryetari i OJQ-së Aleanca Qytetare, Boris Raoniç, paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së intolerancës në vend si rezultat i koronavirusit.

“Stigmatizimi i të infektuarve dhe familjeve të tyre është një rrezik i madh në periudhën e ardhshme”, shkroi Raoniç në Tëitter.

Dy pacientet e para me koronavirus në vend ishin rikthyer së fundmi në Mal të Zi nga Spanja dhe nga SHBA-ja. Një paciente është nga qyteti i Ulqinit dhe tjetra nga Podgorica.

Mali i Zi është një shtet multi-etnik. Rreth 45 për qind e popullsisë identifikohen si malazezë dhe rreth 29 për qind si serbë. Shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco