Koronavirusi/ Mali i Zi konfimon dy rastet e para

Koronavirusi/ Mali i Zi konfimon dy rastet e para

20:58, 17/03/2020
A+ Aa A-

Mali i Zi raporton për dy rastet e para me koronavirusin e ri.  

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviq, raporton Rel.  

 

Mali i Zi ka qenë vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që deri më tani nuk ka pasur të konfirmuara raste me koronavirusin e ri.  

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.  

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.  

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco