Epidemia e koronavirusit/ Shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Epidemia e koronavirusit/ Shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

15:02, 17/03/2020
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut nuk do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara te zhvilloheshin në 12 prill të këtij viti.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se pas takimit të presidenti Stevo Pendarovski me krerët e partive parlamentare është vendosur anulimi i zgjedhjeve për shkak të situatës emergjente me të cilën po përballet ditët e fundit vendi.

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim,” tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco