Shkon në 26 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 26 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

14:54, 17/03/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar një tjetër rast me Covid-19 duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë në vend Venko Filipçe.

“Deri më tani kemi 26 të infektuar. Nga të 26 pacientët, 17 prej tyre janë në Shkup dhe 9 në Dibë'', deklaroi Ministri.

Filipçe rekomandoi qytetarët që të qëndronin në shtëpi dhe të dilnin vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco