Pacientja e parë nga Maqedonia e Veriut del nga spitali

Pacientja e parë nga Maqedonia e Veriut del nga spitali

11:10, 16/03/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë informoi se pacientja e parë në Maqedoni me virusin korona sot del nga spitali në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra./AlsatM

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco