Koronavirusi/ Kufizohet numri i qytetarëve që hyjnë brenda dyqaneve në Greqi

Koronavirusi/ Kufizohet numri i qytetarëve që hyjnë brenda dyqaneve në Greqi

09:04, 15/03/2020
A+ Aa A-

Ministri për zhvillim i Greqisë, Niko Papathanassis deklaroi se prej ditës së nesërme (16 mars), në të gjithë supermarketet e vendit do të ketë kontrolle në hyrje.

Duke folur për Open TV, Papathanassis u shpreh se do të ketë check-in në çdo dyqan për të parandaluar rastet me koronavirus.

Gjithashtu në markete do të lejohen vetëm një numër i caktuar personash në varësi të sipërfaqës së dyqanit.

Mënyra se si do të bëhet matja e tyre do të publikohet gjatë javës.

Përtej kësaj, supermarketet do të funksionojnë dhe me shpërndarje për të evituar sa më shumë grumbullimin e një numri të madh njerëzish.

Madje edhe restorantet do të shërbejnë me dërgesa.

"Ne do të jemi të pamëshirshëm. Ata që do të shkelin këto rregulla do të përballen me ligjin. Bota duhet të mbrohet," – përfundoi ministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco