Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Humb jetën 17 vjeçarja/ Frika nga koronavirusi, ceremonia mortore transmetohet online për të afërmi

VIDEO/ Humb jetën 17 vjeçarja/ Frika nga koronavirusi, ceremonia mortore transmetohet online për të afërmi

18:13, 14/03/2020
A+ Aa A-

Ceremonia mortore e një vajze 17 vjeçare në Itali që ndërroi jetë nga meningiti, është transmetuar live në rrjetet sociale, në faqen e Kishën Ungjillore Erbas në provincën e Komos.

Të afërm dhe miq të Priscillas nuk janë lejuar që të marrin pjesë në varrim për shkak të masave kundër koronavirusit.

Ceremonia mortore është zhvilluar nën kujdesin e stafit komunal me ekspertë të shëndetësisë.

Në mënyrë që dhe të afërmit dhe miqtë të ndiqnin ceremoninë mortore, kisha Ungjillore e Erbas e transmetoi live të gjithë varrimin.

Familjarët, të afërm dhë miq të 17-vjeçares i kanë dhënë lamturmirën duke e ndjekur varrimin e saj online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco