VIDEO/ Kryetari i Bashkisë del në rrugët e qytetit, kontrollon nëse janë mbyllur baret dhe restorantet

VIDEO/ Kryetari i Bashkisë del në rrugët e qytetit, kontrollon nëse janë mbyllur baret dhe restorantet

22:53, 10/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, ka dalë nëpër rrugët e qytetit, për të parë nga afër nëse restorantet dhe lokalet janë mbyllur, kjo pas situatës së emergjencës nga koronavirusi.

"Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë urgjencat shëndetësore dhe ekonomike. Jam i sigurt që do ta bëjmë, do të kemi sukses, do të rimarrim gjithçka që kemi bërë në vitet e fundit".

Ndërsa ai ecën nëpër qendrën e boshatisur të Barit, me dyqane dhe klube me grilat e ulura, kryetari dhe presidenti i ANCI, Antonio Decaro, nuk mund të mbajë lotët.

Ai ecën në rrugët e pazarit, në ato të jetës së natës dhe nëpërmjet 'Facebook' tregon panoramën fantazmë të qytetit Apulian për shkak të kufizimeve pas dekretit për të parandaluar infeksionin nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco