Greqia në ankth/ Shkon në 73 numri i të prekurve nga Coronavirus

Greqia në ankth/ Shkon në 73 numri i të prekurve nga Coronavirus

16:00, 08/03/2020
A+ Aa A-

Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave të prekur në vend nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.

Nga një grup që ishte kthye nga këta shtete, ka disa të prekur, shkruajnë mediat e huaja.

Një i prekur 66 vjeç është në kujdes të vazhdueshëm shëndetësor  në qytetin e Patras në Peloponezin perëndimor.

Për situatën, sot do të ketë edhe mbledhje të Këshillit Qeveritar, ku pritet që të merren masa për gjendjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco