Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Koronavirusi/ Greqia bëhet gati për mbyllje shkollash, lehtësira për biznesin

Koronavirusi/ Greqia bëhet gati për mbyllje shkollash, lehtësira për biznesin

15:47, 07/03/2020
A+ Aa A-

Greqia pritet të marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në fokusin e qeverisë janë edhe bizneset.

Siç raportojnë mediat greke, ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja ndërministrore për krizën e koronavirusit, në të cilën është marrë në konsideratë edhe mbyllja e shkollave fillimisht në zonat më të prekura, raporton abcnews.al.

Mediat raportojnë se publiku grek do të njoftohet nesër nëse do të ketë mbyllje shkollash dhe cilat do të jetë ato.

Gjithashtu, është vendosur që qeveria të mos mbledhë TVSH-në nga bizneset që ushtrojnë aktivitet në zonat e përfshira nga koronavirusi me qëllim lehtësimin e situatës sa i përket aktivitetit të tyre.

Greqia numëron 45 raste gjithsej me koronavirus. Rastet më të shumta janë konstatuar në Selanik dhe Athinë.

Për fat të mirë, deri më tani në Greqi nuk ka asnjë të vdekur nga virusi. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco