Probleme me rrugët e frymëmarrjes/ Detaje mbi çiftit e prekur nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Probleme me rrugët e frymëmarrjes/ Detaje mbi çiftit e prekur nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

22:14, 06/03/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje të reja për 2 rastet e reja të prekura me koronavirus në këtë vend. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë. Ata janë të moshave 68 dhe 62 vjeç.

Ata kanë udhëtuar me autobus së bashku me 40 persona të tjerë nga Breshia në 27 shkurt. Ata janë vizituar të mjeku në 2 mars, por nuk kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Ditën e sotme janë paraqitur sërish në spitalin e Dibrës ku kanë dalë pozitive.

Ministri i Shëndetësisë tha se të prekurit kanë kontaktuar me disa anëtarë të familjes së tyre dhe se po merren masa edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të autobusit.

Pacientët e prekur janë transferuar në spitalin infektiv të Shkupit. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, por paraqesin probleme me rrugët e frymëmarrjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco