FOTO TË RËNDA/ Policia greke torturon, zhvesh dhe kthen pas emigrantët

FOTO TË RËNDA/ Policia greke torturon, zhvesh dhe kthen pas emigrantët

19:21, 06/03/2020
A+ Aa A-

Para disa ditësh u bë publik lajmi se rojet bregdetare greke kishin rrahur dhe thuajse përmbytën një barkë me emigrantë turq midis të cilëve kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ngjarja e rëndë është përsëritur dhe të tjera pamje të tmerrshme vijnë nga kufiri grek ku policia kufitare greke po torturon, poshtëron dhe dhunon refugjatët.

Një tjetër denoncim është bërë online nga gazetari, Asaad Hanna i cili ka postuar disa fotografi ku shfaqen emigrantët e zhveshur dhe me shenja dhune në trup.

"Nuk i bëra unë fotografitë por bisedova me emigrantët, ata u përpoqën të kalojnë në anën greke pranë lumit, policia greke i pa dhe më pas i goditi dhe u mori rrobat e tyre dhe kuletat dhe gjithçka, pastaj i shtyu të notonin përsëri brenda lumit për në Turqi", rrëfen gazetari.

Me pretendimin për të ndalur dhunën e autoriteteve greke ndaj emigrantëve, Turqia dërgoi sot 1000 forca speciale në kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco