E rëndë në Greqi/ Vdesin nga i ftohti 3 emigrantë

E rëndë në Greqi/ Vdesin nga i ftohti 3 emigrantë

18:44, 06/03/2020
A+ Aa A-

Autoritet greke kanë raportuar vdekjen e tre emigrantëve nga Bangladeshi, kufomat e të cilëve u gjetën javën e kaluar në një zonë rurale të Volvisit të Vogël, jashtë Selanikut.

Sipas tyre, mendohet se ata ndoshta ishin të mbyllur në një kamion frigorifer ku dhe kanë gjetur përfundimisht vdekjen.

Raportet mjekoligjore tregojnë se ata vdiqën nga hipotermia dhe në këto rrethana u konstatua versioni se ngjarrja ka ndodhur në një kamion frigorifer dhe kur trafikanti i tyre ka parë trupat e tyre pa jetë, i la ata në anë të rrugës.

Të dhënat e tyre nuk janë identifikuar deri më tani, ndërsa mosha e tyre llogaritet të jetë nga 20 deri në 40 vjeç. Kufomat e tyre po qëndrojnë në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco